Për herë të parë në parlamentin gjerman do të hyjnë edhe dy transgjinore

Për herë të parë në parlamentin gjerman do të jenë dy transgjinorë të cilët fituan mandatin e tyre në zgjedhjet e së dielës. Tessa Ganserer dhe Nuke Slavik bëjnë pjesë në Partinë e Gjelbër e cila doli e treta në zgjedhje, duke rritur numrin e tyre të votave në 14.8% nga 8.9% në 2017. Partia pritet të luajë një rol kyç në formimin e një qeverie koalicioni trepalësh.

Prioriteti kryesor i Ganserer, që ka qenë zgjedhur në qeverisjen vendore të Bavarisë në 2013, është të lehtësojë procesin e miratimit të ndryshimit të gjinisë të përcaktuar në dokumentet zyrtare. Ndër të tjera, Ganserer, që ka dy djem, dëshiron ndryshime në ligj në mënyrë që nënat homoseksuale të adoptojnë fëmijë.
Ndërsa nga ana tjetër 27 vjeçarja Slavik deklaroi se rezultati i saj i zgjedhjeve dukej “i pabesueshëm”.

Slavik ka bërë thirrje për një plan veprimi kombëtar kundër homofobisë dhe transfobisë, një ligj që garanton të drejtën për vetëvendosje dhe përmirësime në legjislacionin federal kundër diskriminimit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *