Kreu i PD Lulzim Basha ka kërkuar në mbledhjen e grupit parlamentar të PD ngritjen e tre komisioneve hetimore. Basha ka kërkuar ngritjen e komisioneve hetimore për zgjedhjet e 25 prillit, çështjen Becchetti dhe inceneratorët. Sipas kryedemokratit, ngritja e tre komisioneve hetimore është prioritare.
1- Komision hetimor për masakrën zgjedhore që u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR. Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës.
2- Komision hetimor për çështjen Becchetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrësin italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro.
3- Komision hetimor për Inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori”, ka deklaruar kreu i PD.
/Priza.al/