Një vatër zjarri ka rënë në fshatin Yrshek në Kashar të Tiranës. Mësohet se vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi për shkak të erërave të mëdha që po fryjë, duke rrezikuar edhe disa banesa të zonës.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihet se cilat janë, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar vetëm një mjet zjarrfikëse për të bërë të mundur izolimin e flakëve.
Banorët e shqetësuar për banesat dhe bizneset e tyre, po mundohen gjithashtu të shuajnë flakët me mjete rrethanore. Në videon e postuar nga FaxNews, shihen flakët që përhapen me shpejtësi.
/Priza.al/