Presidenti i Republikës së Shqipërise, Ilir Meta ka pritur sot në një takim në presidencë me rastin e Letrave Kredenciale, ambasadoren e re të Irlandës në Shqipëri, Iseult Fitzgerald.
Presidenti Meta e ka ndarë takimin në rrjetin e tij social Facebook, ku i ka shprehur mirënjohjen për ndihmën që Irlanda ka dhënë në lehtësimin e pasojave që Shqipëria pati në 26 nëntor 2019 dhe gjithashtu ka shprehur dedikimin e tij të plotë në vazhdimin edhe më tej të marrëdhënieve bashkëpunuese mes dy vendeve, sidomos ato tregtare dhe ekonomike.
/Priza.al/