CV (Curriculum Vitae) shërben si prezantim për një punëdhënës potencial, prandaj është e kuptueshme se të gjithë përpiqemi të mos gabojmë kur shkruajmë CV-në tonë.
Kur shkruani CV, ju dëshironi ta ‘shitni’ versionin më të mirë të vetës tuaj, pra t’i maksimizoni mundësitë për t’u punësuar. Sidoqoftë, nëse e gjeni veten duke i ekzagjeruar aftësitë apo eksperiencat tuaja, mirë është ta ndalni atë mendim.
Një anketim me 460 menaxherë punëdhënës në Australi ka zbuluar se 68 për qind prej tyre e kishin eliminuar një kandidat nga gara për t’u punësuar pasi kishin zbuluar “informacione të ekzagjeruara apo të pasinqerta”
Rreth 47% e menaxherëve gjithashtu kanë thënë se kandidatët kanë qenë të pasinqertë rreth aftësive teknike dhe e njëjta shifër ka gënjyer për edukimin apo kualifikimet e tyre.
Pra, nga kjo mund të arrijmë në përfundim se transparenca dhe sinqeriteti gjatë aplikimit dhe intervistës për një vend punë janë kritike për kandidatët të cilët dëshirojnë të punësohen
/Priza.al/