Rama: Serbët në Kosovë, pengje të dialogut të mbetur rrugëve! Diferenca me Albin Kurtin

Kryeministri Edi Rama teksa komentoi vizitën e tij në Kosovë, theksoi se e vetmja rrugë për të zgjidhur tensionet me Serbinë është dialogu.

I ftuar në ‘Open’, Rama tha se me kryeministrin Albin Kurti i ndan çështja e “Ballkanit të hapur”, për të cilën theksoi se nuk do të tërhiqet pas.

PJESË NGA INTERVISTA

A keni bërë përpjekje ndërmjetësimi mes Kosovës dhe Serbisë?
Ma bënë edhe këtë pyetje sot, dhe u përgjigja; jo. Panorama është e qartë; Kosova ka të drejtë. Kjo duhet zgjidhur me dialog dhe nuk ka asnjë mekanizëm për ta zgjidhur. I gjithë komuniteti ndërkombëtar është i vetëdijshëm që Kosova ka të drejtë. Të gjithë po kërkojnë që situata të shtensionohet. Këtu situata është e kahershme për një skadim të afatit të asaj marrëveshje.

Si e shihni çështjen e bllokimit të pikave kufitare?
Është reagim disproporcionale. Ashtu është dhe shfaqja teatrale që bëhet në anën tjetër të Kosovës, me tanke dhe helikopter. Por nxisin serbët që janë brenda kufirit, qytetarë të Kosovës, duke i inspiruar në drejtimin e gabuar. Aspekti teatral është jo realitet. Pas Kosovës është një aleancë ndërkombëtare. Kjo është një situatë që tensionon shumë dhe që i kthen qytetarët serbë të Kosovës në pengje të një dialogu të mbetur rrugëve.

Çfarë produkti që kishte vizita e sotme?
Marrëdhëniet e ftohta me Kurtin janë një sajesë mediatike, s’kam marrëdhenie të ftohta, dihet që kemi mosdakordësi për ‘Ballkanin e Hapur’ po përtej kësaj jemi në kontakt të vazhdueshëm. Sot e vizatuam Kosovën pas marrjes së mandatit të tretë nga parlamenti, dhe na takon që të shkojmë në Kosovë për vizitë jashtë vendit. Tema e bisedimeve ishte çuarja përpara e bashkëpunimit, duke bërë një rishikim të marrëveshjeve se sa janë jetësuar dhe sa jo. Duke krijuar një sekretariat të përbashkët. Ramë dakord që ta mbajmë në 10 ditët e fundit të nëntorit, në Durrës. Datën akoma se kemi fiksuar.
Si do i përgjigjeni kritikëve se ju i dolët vonë Kosovës në krah për bllokadën.
Kritikët kanë punën e tyre, unë kam timen.

Jeni më afër Kurtit dhe larg Vuçiçit?
Asnjëherë qëndrimet tona në tërësi dhe qëndrimet e mia në veçanti nuk kanë vënë në diskutim faktin se mes Kosovës dhe Serbisë ka një çështje të madhe të hapure, që zgjidhet me njohjen dhe dialogun. Ka një mosdakordësi për ‘Ballkanin e hapur’. Është e drejta jonë që ta shohim nga një këndvështrim dhe Kosova nga një tjetër. Ne nuk shkëputemi nga ‘Ballkani i Hapur’.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *