Joe Biden merr dozën e tretë anti-Covid, ja çfarë vaksine merr

Vaksinimi kundër Covid-19 prej kohësh është bërë mënyra kryesore si të shpëtojmë nga Covid19. Deri pak kohë më parë ishte e nevojshme të merreshin 2 doza anti-Covid ndërsa tashmë është bërë e domosdoshme marrja e tre dozave.

Ditën e sotme Presidenti amerikan Joe Biden ka marrë dozën e tretë, atë përforcuese për Covid-19 në Shtëpinë e Bardhë të vaksinës Pfizer/BioNTech pasi njoftoi javën e kaluar se amerikanët mbi moshën 65 vjeç dhe punonjësit e vijës së parë do të kishin të drejtë për doza përforcuese.

Po ashtu në SHBA , punëtorët e spitaleve dhe shtëpive të pleqve në Nju Jork duhet të vaksinohen kundër Covid deri në fund të ditës së sotme për t’u lejuar të vazhdojnë punën në punët e tyre.

Ndërkohë procesi i dozave përforcuese por edhe i vaksinimit në tërësi është shoqëruar me protesta të shumta pasi autoritetet kanë ashpërsuar masat duke i detyruar njerëzit të vaksinohen.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *