Parashikimi i motit/ Mëngjesi nis me kthjellime e vranësira! Priten reshje në disa zona

Dita e sotme do të ketë kthjellime dhe vranësira mirëpo nuk do të mungojnë dhe reshjet e shiut.

Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar mbetet në mbizotërimin e motit të vranët përgjatë gjithë ditës, duke sjell reshje të izoluara shiu në pjesën më të madhe të vendit. Por herë pas here parashikohet të ketë dhe intervale të shkurtra kthjellimesh, të cilat më të shpeshta do të jenë në orët e para të ditës.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *