Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Burrel-Skuraj. Automjeti me të cilin udhëtonin tre vajza u përmbys në rrugë në vendin e quajtur ‘Ish-pularia’.
Mjeti i cili po udhëtonte drejt Tiranës është perplasur me anën e sipërme të rrugës, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima. Tre vajzat kanë marrë lëndime jo të rënda dhe u dërguan në spitalin e Burrelit për mjekim.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga përgjumja e drejtueses së mjetit.