Çfarë ka ndodhur me ‘Facebook-un’ e Ramës? Kryeministrit i bllokohet faqja

Faqja zyrtare në ‘Facebook’ e kryeministrit Rama ka shfaqur probleme. Teksa presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der leyen po zhvillon një takim me Ramën, llogaria e Ramës në ‘Facebook’ del që nuk është më e aksesueshme.

“Kjo faqe nuk është e disponueshme. Lidhja (linku) mund të jetë e prishur, ose faqja mund të jetë hequr. Kontrolloni nëse lidhja (linku) që po përpiqeni të hapni është e saktë”- lexohet teksa tentohet që të futet në faqen e kryeministrit për të parë postimet. Nuk dihet nëse ky bllokim ka ardhur për shkak të ndonjë problemi që është hasur në faqen e Ramës, nga hackerat, mirëpo nga telefoni faqja e tij hapet normalisht. Ndërkohë kreu i qeverisë vazhdon të postojë në faqe dhe pse kur klikohet nuk mund ta aksesojmë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *