Abuzimi i 17-vjeçares nga Fushë-Kruja nga 6 persona rreth 1 viti më parë shokoi të gjithë opinionin publik. Dy prej tyre kishin dalë nga burgu dhe e kishin abuzuar sërish dhe kjo e bëri akoma më tronditëse ngjarjen.
Shumë personazhe të njohur kanë reaguar ndaj çështjes delikate përmes rrjeteve sociale.
Njëra prej tyre ka qenë Kejvina Kthella. Ajo u shpreh e tronditur nga ngjarja, sidomos përsa i përket Policisë së Shtetit, ku mësohet se pasi 17-vjeçarja bëri denoncimin, e kishin cilësuar si të sëmurë mendore dhe i kishin thënë të ikte jashtë nga vendi duke hequr dorë nga çdo përgjegjësi ligjore.
“Jeni plehra të neveritshëm. Ju jeni mbështetësit e parë të këtyre plehrave. E keni mendjen të vidhni jo të bëni punën tuaj! Zoti ju vraftë!”- shkroi e revoltuar Kejvina.
Epo, dikush jo vetëm që nuk e ka kuptuar si qëndron vërtetë problemi, por ka gjetur rastin që të ofendojë rëndë modelen.
”Kur bën dhe ti si e ndershme!”– shkruhet në mesazhin për Kejvinën, i cili nuk mbeti pa rënë në vëmendjen e Kejvinës që zgjodhi ta bënte publik.
“Goca duhet të jeni të ndershme që mos t’ju përdhunojne sipas këtij burrit të nanës vet”, iu përgjigj modelja.