Rikthehet çështja “Tahiri”, nis sot shqyrtimi i rekursit në Gjykatën e Lartë

Pritet të shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë çështja ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ai është i pranishëm në sallq së bashku me përfaqësuesin e tij ligjor Maks Haxhia.

Trupa që do të shqyrtojë dosjen në Gjykatën e Lartë në ngarkim të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri do të kryesohet nga Ilir Panda dhe 2 anëtarët Sokol Sadushi e Ervin Pupe.

Ish-ministri u dënua nga gjykata për krimet e rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë. Por përmes avokatit të tij, Tahiri iu drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë që tashmë pritet të shqyrtojë çështjen.

Ndërsa Jaeld Cela u dënua me 3 vite e 4 muaj burg, vendim për të cilin edhe ai ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Tahiri dhe Çela akuzohet se kanë favorizuar grupin Habilaj në trafikun e lëndëve narkotike nga Vlora drejt Italisë, në kohën që ishin respektivisht ministër i brendshëm dhe drejtues në policinë e Vlorës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *