Këngëtari i famshëm amerikan, R Kelly është shpallur fajtor nën akuzat e rënda të krijimit të një skeme duke shfrytëzuar famës e tij për të abuzuar me 11 persona për 2 dekada.
Para gjykatës dëshmuan nëntë gra dhe dy burra duke tronditur sallën me përshkrimin e poshtërimit dhe dhunës seksuale që u ka shkaktuar fituesi i “Grammy-t”.
Faktet dolën në dritë dhe u zbulua që gjithashtu kishte trafikuar gra midis shteteve të ndryshme të SHBA dhe kishte prodhuar pornografi për fëmijë.
Reperi u shpall fajtor për të gjitha akuzat, ndërsa dënimi pritet të jepet me datë 4 maj. Ajo që hamendësohet nga ky dënim është se R Kelly mund ta kalojë pjesën tjetër të jetës pas hekurave.
Ky vendim vjen 13 vite pasi artisti u lirua nga akuzat për pornografi të fëmijëve pas një gjyqi në shtetin e Illinois.
Kujtojmë se R. Kelly nuk është përmbajtur dot gjatë një interviste për “CBS News” të dhënë në vitin 2019, pasi mohoi me zemërim akuzat se ka përdhunuar vajza të mitura.
Ai u ngrit në këmbë dhe nisi të bërtiste se nuk është fajtor:
“Boll luajtët, unë nuk i kam bërë këto gjëra”, tha reperi.
“Ky nuk jam unë. Jam duke luftuar për jetën time”, vijoi ai.
/Priza.al/