Tentoi të vriste me armë të dashurën dhe hodhi një granatë në lokal, shkodrani mbërrin në gjykatë! Ja detajet e reja

Fadil Likaj, autori i plagosjes së 23-vjeçares në qytetin e Vlorës ka mbërritur para gjykatës, nën masa të rrepta sigurie.

Gjykata e Vlorës vendosi të lë në burg 30-vjeçarin Fadil Likaj, i cili pak ditë më parë, tentoi të vriste ish-të dashurën e tij, Kostandina Zanaj. Ngjarja ndodhi në mesditë në qytetin e Vlorës, në një kohë, kur kalimtarët në rrugë ishin të shumtë.

Seanca u drejtua nga gjyqtar Enkel Peza, ndërsa prokuror i çështjes Klodjan Llaho dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura. Gjatë seancës, Likaj  është paraqitur në sallën e gjyqit kokë ulur dhe shfaqi pendesë dhe kërkoi falje për ngjarjen.

“Jam i penduar. I kërkoj falje familjes së vajzës”, është shprehur ai.

Sipas informacioneve të siguruara mësohet se gjithçka nisi pas një zënke mes djalit e vajzës, të cilët ishin të ulur në vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjja “28 Nëntori”. Pak minuta më pas ka agravuar situata dhe mësohet se djali ka tërhequr me dhunë për ta nxjerrë jashtë të renë dhe më pas ka qëlluar me armë në drejtim të saj, duke e plagosur në këmbë. Pas këtij veprimit, i riu ka hedhur edhe një granatë në drejtim të lokalit, e cila fatmirësisht nuk ka plasur.

Kujtojmë se ditën e ngjarjes, e reja doli jashtë lokalit me vrap për të kërkuar ndihmë kurse 30-vjeçari iku me shpejtësi, por u neutralizua nga qytetarët dhe policët që ndodheshin rastësisht në zonë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *