Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka mbërritur në Tiranë dhe është pritur me ceremoni shtetërore nga Kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave. Në një mesazh të shpërndarë në mediat sociale ku njofton vizitën e saj në 6 vendet partnere të Ballkanit Perëndimor, presidentja e KE-së thotë se mesazhi i saj është i qartë, ‘ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane’.
Me përparimin në Reformën në Drejtësi, presidentja e KE-së thotë se Shqipëria ka bërë hapa para dhe se tani është radha BE që të veprojë.
‘Kemi vënë në tryezë 9 mld euro. Ju jeni ata që bëni propozime për projekte në mënyrë që ne të arrijmë dhe të sjellëim më shumë se 20 mld të tjera investime. Tanimë kemi investuar 500 mld euro, e kam kënaqësinë të them se do të investojmë edhe 600 të tjera. Po bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të krijuar vende pune dhe për të lidhur rajonin. – tha presidentja e KE-së
Në fjalimin e saj vjetor mbi gjendjen e Bashkimit Evropian para Parlamentit të BE -së, Von der Leyen theksoi edhe njëherë mbështetjen e saj për integrimin e Rajonit në BE, duke thënë se është një detyrim për të rinjtë që besojnë në ëndrrën europiane. Sipas Presidentes së KE, BE dhe Ballkani Perëndimor do të jenë gjithmonë më të fortë së bashku.
Vizita e Presidentes së KE në vendin tonë vjen pas vizitës së Kancelares gjermane Angela Merkel, e cila nënvizoi se Ballkani Perëndimor ka shumë miq në Europë, duke kërkuar nga BE të mbajë fjalën për integrimin e Rajonit.
Po ashtu ku udhëtim i Von der Leyen vjen para samitit BE-Ballkan Perëndimor, që do të mbahet më 8 tetor në Slloveni, ku në fokus do të jetë procesi i zgjerimit.
/Priza.al/