“Bundestagu XXL”, zgjerim rekord i numrit të deputetëve në parlamentin gjerman

Dhoma e ulët e parlamentit gjerman, Bundestagu, është rritur në madhësi rekord pasi numri i vendeve është finalizuar. Pas zgjedhjeve të mbajtura të dielën, tani tetë parti kanë deputetë në parlament. Votimi zgjeroi numrin e vendeve në Bundestag, duke e çuar nga 709 në 735. Kjo e bën atë parlamentin më të madh dhe me shumë gjasa, atë më të kushtueshmin në Gjermaninë e pasluftës. Momentalisht, Bundestangu është dhoma më e madhe e parlamentit në perëndim. Për shkak të zgjerimit të saj, dhoma ligjvënëse u quajt “XXL Bundestag” nga mediat gjermane.

Teknikisht, Bundestagu supozohet të kishte vetëm 598 deputetë, prej të cilëve 299 anëtarë të zgjedhur individualisht dhe 299 të tjerë të zgjedhur përmes listave partiake. Sidoqoftë, ndërlikimet e ndryshme të krijuara në systemin electoral, kanë bërë që më shumë persona të fitojnë vende shtesë, duke zgjeruar kështu madhësinë e parlamentit pas cdo cikli zgjedhor të mbajtur gjatë dy dekadave të fundit. Politikanët janë përpjekur të reformojë disa herë këtë system dhe numri I ulëseve pritet të bjerë në 2024-ën.

/Burimi: RT/ Përshtati në shqip: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *