Autori i vrasjes së efektivit në Lezhë është arrestuar i vetë-plagosur. Aldi Rama tentoi vetëvrasjen pasi ka qëlluar 2 herë veten e tij.
Grupet e shumta të policisë, pasi e kanë lokalizuar, i kanë bërë thirrje të dorëzohet, por 21-vjeçari ka bërë rezistencë dhe ka tentuar të vrasë veten me një plumb në kokë që i ka shkaktuar mjaft hemoragji dhe ndodhet në vdekje klinike.
Ai është vetë-plagosur, e ndërsa në vendngjarje ka shkuar edhe ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë. Mësohet se 21-vjeçari është në gjendje shumë të rëndë për jetën.
Lezhë/Informacion shtesë për arrestimin e autorit
Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në “Lagunen Vain”. Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën. Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular.
/Priza.al/