Drejtori i spitali ‘Shefqet Ndroqi’ Perlat Kapisyzi, ka dhënë dorëheqjen disa ditë më parë ndërsa ditën e sotme është miratuar kërkesa e tij.
Ky institucion ka shërbyer si spital i trajtimit të pacientëve me koronavirus për më shumë se një vit. Ndërkohë, në vend të tij është komanduar drejtoreshë mjekja Silvana Bala.
Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së Kapisyzit, por kujtojmë se vendi u përball për shumë muaj me një situatë dramatike nga koronavirusi, ku u regjistruan me mijëra viktima, ndërsa prej javësh kemi sërish një përkeqësim të situatës.
/Priza.al/