Niset drejt Tiranës vrasësi i Saimir Hoxhës… në Spitalin e Traumës

Autori 21-vjeçar i vrasjes së efektivit të policisë Saimir Hoxha, Aldi Rama është nisur drejt Tiranës, pasi pas momentit që vrau me dy plumba në zemër oficerin e Krimeve të Rënda, plagosi edhe veten dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Është bërë me dije se 21-vjeçari është në vdekje klinike.

I riu ekzekutoi policin gjatë aksionit për zbulimin e parcelave me kanabis në Lezhë, ndërsa qëlloi veten me plumb në kokë pas disa orësh ndjekjeje nga Policia e Shtetit, FNSH dhe RENEA.

I rrethuar nga RENEA e FNSH, në aksion nga ajri dhe toka, 21-vjeçari Rama u vetëplagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Lezhës, ndërsa pas marrjes së ndihmës së shpejtë, ai është nisur në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *