Hagë/ Mbrojtja e Thaçit kërkon që t’i jepen materialet e plota

Avokati i ish-presidentit Thaçi , David Hooper tha se janë duke punuar me një sistem të nxjerrjes së materialeve të copëzuar dhe jo të dobishëm.

“Unë i kuptoj vështirësitë. Ka edhe vështirësi dhe kufizime të tjera nën të cilat po punojmë të gjithë. Në një atmosferë gjithnjë e më shumë jo bashkëpunuese…. Ne kërkojmë një sistem të nxjerrjes së materialeve përmes së cilit Prokuroria do t’i japë mbrojtjes materialet të cilat i kërkon. Ne vetëm marrim pjesë vetëm pjesë të dëshmive të tyre ose të provave që lidhen me ta dhe çfarë vlere ka kjo për mbrojtjen. Na jepni komplet paketën e dëshmitarit A dhe jo pjesë-pjesë”, tha Hooper.

Prokurorja e Speciales, nga ana tjetër tha se janë duke analizuar deklaratat e dëshmitarëve.

“Sa i takon provave tjera materiale, të gjitha provat materiale nga intervistat e Thaçit janë nxjerrë. Mbrojtja pritet që këto prova që janë me të akuzuarit e tjerë të vihen në dispozicion”, u tha në konferencë .

Seanca ishte planifikuar të fillonte në ora 11:00, por ka nisur 45 minuta me vonesë. Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kishin njoftuar se seanca ka të bëjë me ecurinë e çështjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *