Policia e Lezhës ka dhënë informacionet e fundit nga vendi ku u vra efektivi Saimir Hoxha.
Policia njofton se, autori i krimit, 21-vjeçari Aldi Rama, ka qëlluar me armë veten dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia e Shtetit, ka sjellë edhe një video me pamje të operacionit nga toka dhe ajri për gjetjen e 21-vjeçarit Aldi Rama, autor i vrasjes së nënkomisarit, Saimir Hoxha, në Lezhë.
Aldi Rama u gjet pas 6 orësh kërkime nga RENEA. Ai kishte qëlluar veten me armë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.
/Priza.al/