1-E kuqja
Njerëzit të cilët e duan ngjyrën e kuqe, sipas rregullit, janë shumë të zjarrtë në shtrat. Nxehen shpejt, por edhe njëkohësisht falin shpejt. Ata lehtësisht e stimulojnë veten për të ardhur në qejf dhe e shijojnë seksin në forma të paimagjinueshme. Seksi për ta është aventurë dhe ata e shijojnë seksin me gjëra të reja. Duan të eksperimentojnë dhe mund të përshkruhen si dashnorë të çmendur.
2-E zeza
Duke pasur parasysh që ngjyra e zezë nuk lidhet me libidonë, provoni të gjeni ngjyrën tjetër të adhuruar në mënyrë që të zbërtheni se çfarë jeni në seks. Ata seksin e shohin si shfryrje të inatit dhe maktheve. Ata janë sadistë, egoistë dhe të pandjeshëm si natyrë. Seksologët kanë arritur në përfundimin se ata që përdhunojnë apo kryejnë dhunë seksuale pëlqejnë të zezën.
3-E verdha
Nëse ju apo partneri juaj jeni adhurues i ngjyrës së verdhë, kjo do të thotë që libidoja juaj është shumë e ndërlikuar, andaj lehtë u përshtatet situatave dhe ndjenjave momentale. Në shumicën e rasteve, përgjigjen me pasivitet. Kurrë nuk kënaqen totalisht në seks, por dhe kurrë nuk duan të ikin nga nxitja e dikujt që e adhurojnë edhe pse në prani të të cilit ndiejnë kënaqësi.
4-E bardha
E bardha simbolizon pastërtinë, sinqeritetin, ndershmërinë, mirësinë dhe paqen. Mirëpo, adhuruesit e ngjyrës së bardhë bëjnë dashuri në errësirë, nuk kanë vetëbesim të plotë dhe në përgjithësi janë dukshëm të ngurtë dhe tradicionalë. Këta njerëz, nga natyra janë puritanë. Të bërit seks për ata që pëlqejnë të bardhën është si një ëndërr e keqe.
5-E gjelbra
Adhuruesit e kësaj ngjyre veprojnë në mënyrë të freskët dhe të virgjër në qasjen e tyre ndaj seksit. Ata që pëlqejnë të gjelbrën janë persona të sjellshëm, të ndjeshëm dhe simpatikë në dashuri, por jo shumë të zjarrtë. Të parehatshëm, por gjithsesi tërheqës, janë besnikë dhe nuk mendojnë që mund të bëjnë dashuri me dikë tjetër, përveçse me atë që duan.
6-E portokallta
Adhuruesit e kësaj ngjyre janë me plot imagjinatë dhe avancojnë për nga numri i imagjinatave seksuale të cilat i kanë. Natyra e tyre është që të shtiren, të lëshojnë pasthirrma edhe kot. Ata kurrë nuk e pranojnë se nuk kanë bërë një marrëdhënie seksuale të mirë, por me budallallëk do të besojnë edhe vetë se janë të kënaqur.
7-E kaltra
Adhuruesit e ngjyrës së kaltër janë partnerë të shkëlqyeshëm seksualë. U përkushtojnë kujdes dëshirave dhe nevojave të palës tjetër, ndërkaq dashurinë e konsiderojnë si art dhe janë si natyrë zemërmëdhenj. Të dyja gjinitë e shijojnë seksin dhe bëjnë dashuri me mënyrën më të këndshme. Në martesë një person që pëlqen blunë është i besueshëm dhe besnik.
/Priza.al/