“Unë nuk jam për kontroll”/ Anila Hoxha rrëfen dinamikën e vrasjes së efektivit Saimir Hoxha në Lezhë

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar dinamikën e vrasjes së sotme duke u bazuar në materiale të cilat i ka siguruar nga prokuroria e Lezhës. Ajo e ka shpjeguar me detaje vrasjen efektivit Saimir Hoxha nga Aldo Rama.

U lajmëruan një ditë ditë më parë për një parcelë me kanabis, kanë qenë të paveshur nga uniformat e policisë, por me jelekun që lexon ‘Policia’. Në kthim, mjeti i bardhë i kriminalistikës ndeshet me një automjet tjetër ku ishin tre persona. Thuhet, kjo dëshmi konfirmohet nga shokët e vrasësit, janë arrestuar për moskallëzim krimi, pasi sipas policisë akuzohen se nuk kanë njoftuar policinë se shoku i tyre mbante armë.

Automjeti bën një manovër dhe kthehet. Këtu efeKtivët kërkojnë që mjeti të ndalojë. Palushi, Shefi i Krimeve i kërkon Armando Markut që të dalë nga makina dhe ai del, nxjerr dokumentacionin e nevojshëm. I treti, vrasësi nuk del. Saimir Hoxha drejtohet tek personi i tretë dhe i kërkon të zbresë. Fjalia e Aldi Ramës ishte vetëm kjo: Unë nuk jam për kontroll!

Nxjerr armën dhe qëllon për vdekje Hoxhën.  Dy shokët e tij, Kristjan Shehri dhe Armando Marku tregojën se nuk e kishin idenë se shoku i tyre kishte armë zjarri. Ata mësohet të kenë thënë se shoku i tyre, Aldi Rama i ka thirrur për një cigare hashash. Nuk dimë gjë, kanë thënë ata. Janë arrestuar për moskallëzim krimi pasi sipas policisë akuzohen se nuk kanë njoftuar policinë se shoku i tyre mbante armë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *