Mësuesja 46-vjeçare ndërron jetë në spitalin e Pogradecit, familjarët akuzojnë mjekët

Një grua e moshës 46-vjeçare me profesion mësuese ka humbur jetën në spitalin e Pogradecit ditën e sotme. Bëhet me dije se 46-vjeçarja Anila Bazelli vuante nga astma dhe se është dërguar nga familjarët në urgjencë rreth orës 19:00 pasi nuk është ndjerë mirë, por gjendja e saj ishte përkeqësuar minuta pas mbërritjes në spital, duke ndërruar jetë.

Familjarët kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar. 46-vjeçarja Anila Bazelli. është transferuar në morgun e qytetit, por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.

Ka qenë prokuroria, ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti, për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së 46-vjeçares, e cila sipas familjarëve, nuk vuante nga ndonjë sëmundje. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet rreth rastit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *