Nuk lejohen spekulime me çmimet e ushqimeve!/ Qeveria e këtij shteti kontroll me ‘dorë të hekurt’ për supermarketet  

Autoritetet turke nisën një hetim mbi pesë rrjetet më të mëdha të supermarketeve në vend, vetëm disa ditë pasi ata u fajësuan për çmimet e larta në vend.

Ministri turk i Tregtisë Mehmet Muş urdhëroi zyrtarët të inspektonin çmimet e një sërë mallrave duke nisur nga vezët, qumështi dhe perimet e deri tek artikujt e pastrimit në pesë zinxhirët ushqimore.

“Rritja e çmimeve nga ana e tyre po dëmton tregje të tëra”,- tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan këtë javë.

“Tregjet praktikisht po kthehen përmbys nga lëvizjet e çmimit që bënë këto pesë zinxhirë supermarketesh”  u deklaroi ai gazetarëve në Nju Jork para se të kthehej në Turqi pasi mori pjesë në sesionin e 76 -të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti turk më herët qe zotuar se vendi do t`i merrte nën kontroll sa më shpejt çmimet dhe se qeveria do të parandalonte rritjen “e paarsyeshme” të tyre.

Ministria e tregtisë njoftoi se ka nisur inspektime të njëkohësishme në supermarketet e mëdha në 9 provinca të Turqisë për fshirë Stambollin, Bursën, Ankaranë, Antaljan e Izmirin.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *