Pas ngjarjes së bujshme të ditës së sotme, gazetari Spartak Koka ka zbuluar se Aldi Rama, personi që vrau oficerin Saimir Hoxha ka pasur një tatuazh në krah, me anë të të cilit shprehte dëshirën për tu bërë një vrasës.
Sipas Kokës, Rama kishte tatuazh në krah shprehjen “Dua të behem KILLER” dhe siç duket, ai e ka realizuar këtë dëshirë, pasi sot mori jetën e oficerit Saimir Hoxha, teksa ky i fundit kryente detyrën.
Aktualisht Aldi Rama ndodhet tek Spitali i Traumës në gjendje të rëndë për jetën. Ai u kap gjashtë orë pasi qëndroi i rrethuar nga forcat RENEA pas krimit që kreu. Rama u gjet i shtrirë pranë një kanali pasi kishte qëlluar veten me plumb në kokë.