Ish-deputetja e PD-së, Albina Deda ishte e ftuar dje në një emision sëbashku me vajzën e saj. Ato nuk iu shpëtuan edhe pyetjeve pikante gjatë emisionit.
E pyetur nëse e ka vendosur nëse bashkëshortin do e marrë nga PS apo PD, modelja bukuroshe është shprehur se kjo është një shaka mes saj dhe të ëmës. Më tej Ada ka thënë se nuk e ka vendosur këtë pjesë ende.
“Kjo është më shumë një shaka mes meje dhe mamit, e kam shpjeguar. Nuk e kam vendosur. Me bindje politike jam e djathtë 100%”, u shpreh Ada.
Deda ka treguar më tej se në moshën 5-vjeçare Ada ka qenë në fushatën e 2005 në Rrëshen dhe ka pritur Sali Berishën.
E pyetur nga moderatorja nëse Ada do dashurohej me dikë nga partia kundërshtare, si do reagonte? Nëna e saj ka thënë se është diçka që ndodh. Ndërsa Ada theksoi që do e zgjedhë nga PD që të shmangë konfliktet mes familjeve.
“Do bëjmë punë bindëse me dhëndrin që të na votojë ne. Zakonisht dhëndurët bëjnë pas vjehrrave”, u shpreh Albina Deda.
/Priza.al/