“Disa u gjetën me kokë të prerë”/ Plas lufta brenda burgut ku ka edhe shqiptarë, vdesin 24 persona

Një përplasje brenda burgut në qytetin më të madh të Ekuadorit, në Guayaquil ka shkaktuar rreth 24 viktima dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se grindjet janë nxitur mes bandave rivale të drogës, ndërkohë që e gjithë lufta bëhet për fitimin e më shumë terriroreve.

Dhuna shpërtheu rreth orës 9:30 të mëngjesit të së martës ndërsa bandat u përplasën me armë dhe me eksplozivë. Të paktën 5 nga të burgosurit e vdekur u gjetën me kokën e prerë, e konfirmuar kjo nga zyrtarët e policisë lokale.

Policia hyri në burg në orë 10:40, ku evakuoi personelin – përfshirë gjashtë kuzhinierë – dhe arriti të rimarrë kontrollin e objektit deri në orën 2 pasdite, thanë autoritetet.

Trazirat e së martës erdhën dy muaj pasi një valë e ngjashme dhune shpërtheu në dy nga burgjet e vendit, përfshirë burgun e Guayaquil’s Litoral, duke vrarë 22 të burgosur dhe duke bërë që presidenti i Ekuadorit të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në sistemin e burgjeve.

Në burgun e Guayaquil ka dhe shqiptarë që vuajnë dënimin, të prangosur kryesisht për çështje që lidhen me trafikun e drogës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *