Për ditën e enjte parashikohet mot i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare deri mesatare në orët e mesditës. Mjegull, mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore.
Ngrica prej temperaturave negative. Era parashikohet të fryjë nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -4°C deri në 5°C
zonat e ulëta -2°C deri në 14°C
zonat bregdetare 1°C deri në 14°C