Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka pritet të jetë tre muaj jashtë fushave shkaku i lëndimit të pësuar në ndeshjen e Ligës Premier ndaj Tottenhamit.
Arsenali mposhti Tottenhamin të dielën me rezultat 3-1 në derbin e javës së gjashtë në Ligën Premier.
Megjithatë, klubi nga Emirates humbi shërbimet e yllit shqiptar, Granit Xhaka, i cili u detyrua ta lëshoj fushën shkaku i lëndimit.
Xhaka u lëndua gjatë një dueli me Lucas Mouran në minutën e 80-të të ndeshjes, duke u larguar nga fusha duke çaluar.
🔄 We've made our first change after Granit Xhaka picked up a knock…
Well played, Granit 👏
↩️ Granit Xhaka
🔛 Sambi Lokonga
🔴 3-1 ⚪️ (81)#ARSTOT pic.twitter.com/WzALFXOPrv
— Arsenal (@Arsenal) September 26, 2021
Lëndimi i djaloshit nga Prishtina u mendua se është i rëndë, por Xhaka ka shpëtuar relativisht mirë.
Është klubi i Arsenalit që ka dhënë përditësime në lidhje me lëndimin e tij duke thënë se pritet të mungojë tre muaj.
🗞 Our latest team news update on Granit Xhaka is here 👇
— Arsenal (@Arsenal) September 29, 2021
“Përveç dëmtimit të gjurit të tij të djathtë gjatë ndeshjes të së dielës kundër Tottenham Hotspur, vlerësimet dhe skanimet kanë konfirmuar se Granit Xhaka pësoi një dëmtim të rëndësishëm në ligamentin e tij mesatar të gjurit”.
“Një konsultë specialiste u zhvillua në Londër të martën në mbrëmje e cila ka përcaktuar se nuk kërkohet operacion për lëndimin e Granitit”.
“Programi i rimëkëmbjes dhe rehabilitimit të Granitit do të fillojë menjëherë dhe ne po synojmë që ai të kthehet në aksion për afërsisht tre muaj”.
“Të gjithë në klub tani do të mbështesin dhe punojnë shumë me Granitin për ta kthyer atë në fushë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.
/Priza.al/