Vritet një oficer policie në Maqedoninë e Veriut… por shkak dyshohet xhelozia

Një efektiv policie nga Maqedonia e Veriut ka mbetur sot i vrarë në zonën e Velës, por shkaqet e këtij krimi kanë qenë për motive të dobëta.

Në orën 02:30, Ndihma e Shpejtë ka marrë një thirrje për ndërhyrje në rrugën “Maksim Gorki”, ku ka gjetur edhe 40-vjeçarin me plagë të mëdha në gjoks.

Mendohet se ai është vrarë me thikë dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

E dyshuar si autore është arrestuar një grua dhe mendohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe xhelozie.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Veles, kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një polic, ndërkaq thonë se, po vazhdon hetimi për ngjarjen.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *