Ka zgjatur dy orë ekspertiza mjeko-ligjore e Aldi Ramës dhe po vijojnë procedurat për plotësimin e formularit, ku mjekësia ligjore do të dalë në përfundim zyrtar.
Ndërkohë është bërë me dije se sipas ekspertizës, të riut i ka shkaktuar plagë një plumb qe ka marrë në kokë nga krahu i tij i djathtë. Plumbi ka përshkruar kokën e të riut, ku mjekët e Traumës nuk kanë kryer operacion për nxjerrjen e tij, pasi nuk ka pasur predhë brenda.
Por plaga e madhe dhe humbja e gjakut i shkaktoi edhe vdekjen 21-vjeçarit rreth orës 05:35. Ndërkohë në morgun e Tiranës vijon të jetë trupi i pajetë i të riut, ndërsa pranë tij nuk është paraqitur asnjë prej familjarëve për ta tërhequr.
/Priza.al/