Reagon spitali i Pogradecit për vdekjen e mësueses: Ndërroi jetë kur i bënë gjilpërën, iu dha gjithë ndihma e nevojshme

Vdekja e mësueses Anila Bazelli në Pogradec ka ngritur mjaft pikëpyetje dhe në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe spitali i Pogradecit.

Shefi i Shërbimit, Vasfi Topçiu, teksa iu shprehu ngushëllimet familjarëve për humbjen e madhe, deklaroi se sa i përket shërbimit, urgjenca ka dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme që në momentin kur pacientja u paraqit në spital për të marrë mjekim.

“Shprehin ngushëllimet për familjarët në lidhje me ngjarjen e djeshme si mjekë dhe si bashkëqytetarë. Mund t’iu them se shërbimi i urgjencës ka dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme që në momentin e parë që pacientja është paraqitur në spital. Për detaje të tjera jemi duke pritur përgjigjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe nuk mund të japim asnjë informacion tjetër”

Mësuesja nga Pogradeci, Anila Bazelli ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spital. Ajo u paraqit në orën 19:00, pasi kishte shfaqur disa probleme me astmën. Familjarët pretenduan se 46-vjeçarja nuk kishte sëmundje të tjera të cilat mund të ndikonin në vdekjen e saj e se kanë qënë mjekët dhe infermierët e urgjencës të cilët kanë dhënë mjekim të gabuar dhe nuk i kushtuan vëmendje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *