Basha pas takimit me delegacionin e ODIHR: Raporti i OSBE fakton masakrën zgjedhore të 25 prillit

Kreu i partisë demokratike, Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme delegacionin e ODIHR dhe pas takimit ka bërë me dije se ky delegacion fakton vrasjen e demokracisë.

Basha tha se raporti konfirmon shkrirjen e shtetit me krimin dhe flet për problemin e blerjes së votave.

Fjala e Bashës:

Ambasadores i shpreha mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme. Ndamë edhe dakordësinë për rekomandimet parësore që siç e kemi thënë edhe më parë, ku raport fakton masakrën zgjedhore. Mjafton të shikoni rekomandimin 2, ku thotë se shteti duhet të garantojë sekretin e votës. Po ta heqësh fjalën Shqipëri, mund të ishte raport votimi në regjimin e Lukashenkos. Ironi e madhe që ka ardhur këtu një aktiviste. Sistemi i patronazhistëve tregon qartë se janë vjedhur të dhënat nga patronazhistët. Njerëz që duhet t’u vijë turp nga vetja. Është ngritur një sistem si ai i sigurimit të shtetit. Raporti e thotë që nuk është në përputhje por që duhet të vijë në përputhje. Flitet për lirinë e medias. Gjërat nuk janë bërë me mirë, por në keq. Kryeministri mori zëdhënësen e qeverisë duke e vënë në krye të AMA. Ngriti sistemin e propagandës. Prodhoi të tjerë faktorë të krimit nën petkun e deputetit. Kemi një arsye që jemi në parlament, jemi në funksion të kthimit të demokracisë. QË të ndodhë kjo po që u kemi dërguar edhe librin e zi, por që shqiptarët e dinë fare mirë. Nuk mjafton një reformë zgjedhore për të cilën PD është e vendosur. Kemi ngritur një grup pune me Enkelejd Alibeajn. Por kjo nuk mjafton. Regjimi me 25 prill shkeli dhe ato rregulla që aprovoi vetë, pa opozitën. Pa aleatët. Nuk duhet thjeshtë një reformë zgjedhore. t’ju japim shqiptarëve jo vetëm legjislacionin por edhe instrumentet që të garantojnë zbatimin re tre. Ligje të mira ka edhe Lukashenko.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *