Serbia tërheq mjetet e blinduara nga kufiri me Kosovën

Serbia ka tërhequr mjetet e blinduara që ishin vendosur prej disa ditësh në kufirin me Kosovë, raportojnë mediat serbe.

Dy mjete të blinduara “Lazar dhe dy të tjera “Milosh”, ishin vendosur në Rashë dy kilometra larg kufirit në Jarinjë, shkruan N1. info.

Mjetet e ushtrisë serbe të vendosura në kufirin me Kosovës dhe patrullimet e avionëve ushtarakë serbë shtuan tensionet në Veri, pas vendimit të qeverisë Kurti për të vënë në zbatim marrëveshjen e reciprocitetit të targave me Serbinë.

Komuniteti ndërkombëtar prej disa ditësh i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet në Veri.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *