Feston ditëlindjen në ditën historike të bombardimit të NATO-s në Serbi/ Meta: Do i jemi mirënjohës SHBA-së

Presidenti Meta sot ka ditëlindjen, ditë që përkon me një datë të rëndësishme për Kosovën, nisjen e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.

Meta ka shkruar në ‘Facebook’ se ndjehet i lumtur që feston ditëlindjen e tij në të njëjtën ditë me këtë ngjarje të shënuar, ndërsa theksoi se kombi shqiptar do t’i jetë gjithmonë mirënjohës hteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.

Mesazhi i Metës:

Shumë i lumtur të festoj ditëlindjen në të njëjtën ditë me një ngjarje të shënuar për çdo shqiptar, ditën kur NATO-ja vendosi të ndërhyjë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.

Kombi shqiptar do t’u jetë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për këtë kontribut të jashtëzakonshëm, që i parapriu Pavarësisë së Kosovës dhe forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë.

E ardhmja e Republikës së Kosovës është anëtarësimi i saj në NATO dhe Shqipëria mbetet e vendosur për të mbështetur këtë aspiratë, në mbrojtje të vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në Ballkan dhe kudo në botë. ??❤️?????

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *