Dita e fundit e muajit shtator mbyllet me shi. Sipas MeteoAlb do të vijojë ndikimi i motit të paqëndrueshëm ku vranësirat e shpeshta mbizotërojnë të gjithë Republikën e Shqipërisë. Këto kushte atmosferike mbeten deri pasdite kur pritet zhvillim i vranësirave duke sjell reshje shiu në vendin tonë. Herë pas herë në zonat verilindore do ketë dhe rrebeshe afat shkurtra.
Por mbrëmja dhe nata përmirësojnë graduallisht kushtet atmosferike në një pjesë të mirë të territorit megjithëse shirat mbeten të izoluar në zonat lindore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe ndieshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C.
/Priza.al/