Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një grua 4 muajshë shtatzënë ka ndërruar jetë te Infektivi pasi ka qenë e infektuar me Covid-19.
Mësohet se e ndjera ka qëndruar në shtëpi derisa 90% e kulmonit të saj ishte dëmtuar dhe kur shkoi në spital, ka qenë në gjendje kritike për jetën.
Si pasojë e vdekjes së saj, edhe fëmija nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa bëhet me dije se e ndjera kishte qëndruar në reanimacion prej 2 ditësh dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të fitojë betejën duke ndërruar jetë ditën e djeshme.
/Priza.al/