Lind fëmija i parë afgan në Shqipëri, 27-vjeçarja bëhet nënë për herë të gjashtë

Në spitalin e Lezhës ka ardhur në jetë një fëmijë nga një grua afgane. 27-vjeçarja e cila është strehuar në Shqipëri pas luftës në shtetin e saj, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të gjashtë. Ky bëhet dhe fëmija i parë që vjen në jetë nga grupet e ardhura në Shqipëri për tu strehuar.

Mësohet se në spitalin e Lezhës janë të shtruara dhe gra të tjera që pritet të lindin.

Deri tani numri i afganëve që kanë ardhur në Shqipëri është mbi 700 ndërsa destinacion përfundimtar kanë Amerikën, por numri total që vendi ynë pritet të strehojë është rreth 4000 mijë refugjatë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *