“50 giga internet falas nëse bëni vaksinën”, Greqia sjell ofertën ‘e veçantë’ për të rinjtë

Greqia ka vendosur të dëmshpërblejë të rinjtë që vaksinohen kundër COVID-19. Së fundmi, mediat greke raportojnë se kushdo që pranon të vaksinohet do të marrë 50 GB falas. Kjo do të hyjë në fuqi duke nisur nga 11 tetori.

Të rinjtë që e moshave 15-17 vjeç të cilët janë të vaksinuar plotësisht ose kanë marrë dozën e parë të vaksinës anticovid do të përfitojnë internetin falas për 5 muaj.

Nga ana tjetër një filozofi e ngjashme do të përdoret për një grup moshë tjetër tek të rinjtë që janë deri në 29-vjeç ku parashikohet që të ulen tarifat e telefonit celularë pas vaksinimit. Vlefshmëria e këtyre uljeve do të jetë deri më 1 janar të viti 2022.

Përfitimi është domethënës dhe bazuar në të dhënat e Zyrës së Kontabilitetit të Përgjithshëm të Shtetit në Greqi, po flasim për 68 milionë euro në total për qytetarët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *