Disa persona janë lënduar pasi qyteti gjerman i Kiel-it u godit nga një tornado ditën e mërkurrë. Sipas asaj që bënë të ditur autoritetet, katër nga personat e lënduar kanë marrë plagë serioze.
Shërbimi zjarrfikës i qytetit njoftoi se dhjetëra punonjës janë përfshirë në operacion për të shpëtuar një grup personash që ishin duke lundruar në momentin që tornadoja u përhap përgjatë bregut të Detit Baltik.
Pamje të publikuara në mediat sociale tregojnë materiale që ngrihen në ajër nga rrymat e krijuara prej tornados.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA duke cituar një zyrtar të agjencisë kombëtare të motit në vend tha se tornadoja nuk ishte shumë i fuqishëm, por mund të kishte shkaktuar më shumë dëme nëse do të kishte prekur qendrën e qytetit.
/Priza.al/