Sipas studimeve të fundit menjëherë pasi le cigaren trupi pëson shumë ndryshime.
Pas 12 orësh trupi pastron veten nga monoksidi dhe mbushet me oksigjen.
Një ditë më vonë presioni gjakut normalizohet dhe rreziku për atak bie.
Pas dy ditësh vihet re kthimi i ndjesisë së shijimit dhe nuhatjes.
Pas një muaji, mushkëritë pastrohen dhe ushtrimet ose vrapimi bëhen më të lehta.
Nëse keni vullnetin e fortë dhe nuk dorëzoheni edhe pas kalimit të viteve, do i hiqni vetes rrezikun e sëmundjeve të tilla si kanceri, apo infeksione të ndryshme.
Gjithashtu aktivitetet dhe përditshmëria juaj do të jenë më të lehta.
/Priza.al/