E rëndë! E zë korrenti në kabinën elektrike në fshatin Gosë, humb jetën elektricisti i OSHEE

Një tjetër punonjës ka humbur jetën ditën e sotme në krye të detyrës. Bëhet fjalë për një elektricist i cili ka gjetur vdekjen në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në fshatin Gosë të Kavajës, ku elektricisti Sadi Qahajaji, rreth 60 vjeç, e ka zënë korrenti në kabinën elektrike ku kishte shkuar për një defekt.

Elektricisti është dërguar në spitalin e Durrësit, por nuk ka mundur të mbijetojë. Elektricisti ishte punonjës në OSHEE Rrogozhinë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *