Ardhja në jetë e fëmijës së parë afgan në Shqipëri nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së kryeministrit të vendit Edi Rama.
Kreu i vendit ka reaguar në lidhje me ngjarjen dhe ka thënë se ky është një mesazh domethënës drejt vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira.
“Fëmija i parë afgan, i lindur në Shqipëri quhet Albi. Ardhja e tij në jetë pasi prindërit ndoqën lirinë nga toka e tyre drejt Shqipërisë, është një mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira”, shkruan Rama.
/Priza.al/