Detaje të mistershme për vrasjen e nënkomisarit: Në makinën e të rinjve s’u gjet kanabis! ‘Zhduket’ predha e Aldi Ramës

Ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë në Lezhë duket se do të ketë akoma zhvillime dhe të pathëna dhe dosja nuk është mbyllur akoma pasi hetimet po vazhdojnë.

Është deklaruar nga dy shokët e autorit, Armando Marku dhe Kristjan Sherri se kanë qenë duke konsumuar hashash së bashku në zonën e Vainit kur Policia u ka bërë thirrje për të ndaluar. Ndërsa kanë shtuar se shoku i tyre në momentin që ka kryer vrasjen nën efektin e drogës.

Por pretendimi i tyre nuk është vërtetuar, pasi në makinë nuk janë gjetur as mbetje të lëndëve narkotike, megjithatë analizat do ta tregojnë më qartësisht nëse të rinjtë kishin konsumuar kanabis para vrasjes. Ndërkohë SHÇBA po kryen hetim administrativ dhe penal. Njëri ka lidhje me operacionin për asgjësimin e 110 bimëve të kanabisit, ku merrnin pjesë vetëm tre oficerë, Saimir Hoxha, shefi i Krimeve, Leonard Palushi dhe efektivi Petrit Doda.

Ndërsa në lidhje me hetimin penal, SHÇBA po heton në lidhje me mundësinë e një përplasjeje të mundshme verbale të efektivëve të policisë me të Aldi Ramën pranë makinës ku ngjarja ndodhi.Gjithashtu objekt hetimi është edhe momenti kur i riu u gjet pa jetë në mes të kallamave në lagunës e Kunes.

Nga ekzaminimi paraprak në vendin e ngjarjes nuk është gjetur predha, ndërsa arma tip “TT” e Aldit është çuar të testohet për t’u parë nëse është përdorur edhe në ngjarje të tjera, veç vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *