Nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu ditën e sotme ka komentuar në lidhje rritjen ekonomike, të cilën ka prezantuar sot në një konferencë për shtyp zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delinda Ibrahimaj.
Me anë të një reagimi zyrtar, deputeti Agalliu shkruan se rritja ekonomike me 17.9% është e gjitha propagandë dhe nuk është shifër reale dhe në këtë rritje ekonomike të supozuar ka përmendur se janë futur paratë që i janë vjedhur shqiptarëve çdo ditë në konçnsione.
“Rritje ekonomike 17.9% në tre mujorin e dytë të 2021!!! Lajm bombastik për realitetin shqiptar. Shifra është impresionuese, por padyshim shumë larg të vërtetës së hidhur të tavolinave shqiptare. Të thuash jemi rritur 17.9% kur shqiptarët kërkojnë të largohen çdo ditë është propagandë. Të thuash jemi rritur 17.9% kur papunësia vret familjet shqiptare çdo ditë e më shumë është propagandë. Të thuash jemi rritur 17.9% kur shqiptarët konsumojnë gjithmonë e më pak nga shtrenjtimi i çmimeve është propagandë. Të thuash jemi rritur 17.9% kur pagat janë ulur si rezultat i efekteve negative në ekonomi të pandemisë dhe keq qeverisjes është propagandë. Ndoshta 17.9% jemi rritur, por të marrin parasysh paratë që ju vidhen shqiptarëve çdo dite nga koncesionet, PPP, korrupsioni në administratën publike, etj. Pasuria e një grushti njerëzish patjetër që ndikon në rritjen ekonomike por jo sepse shqiptarët janë më mirë. Sot, ata janë më të varfër se dje. 17.9% thjesht një propaganda,”-shkruan ai.
/Priza.al/