Jurgeni u shpreh sot në “Për’puthen” se ka tërheqje fizike ndaj Mikelës, por nuk i pëlqejnë sjelljet dhe karakteri i saj.
Por, ai shkoi më tej se kaq me ofendimet ndaj saj, që habiti dhje vajzat e tjera në studio, saqë edhe Mikela doli e ‘tërbuar’ nga studioja.
Jurgeni i tha Mikelës se nuk i pëlqejnë takimet e saj, pasi preket me djemtë që në takimin e parë, ndërkohë që “nuk e dimë çfarë mund të presim nga takimet e saj të dyta e më tej”.
Mikela e kundërshtoi ashpër konkurrentin, duke theksuar se ajo bën çfarë të dojë në takimet e saj dhe se Jurgeni nuk është në takimet e saj. Por debati agravoi më tej, kur Juri i tha Mikelën “po tregon edukatën familjare”.
Jurgeni: Është një femër sikur flet shumë, bie në kundërshtim me veten e saj. Bie me këmbët e tua. Nuk je e qëndrueshme në karakter!
Mikela: Nëse dal në kundërshtim me veten do thosha jam në pishman që i kapa dorën Argjendit. Por nuk e bëra
Jurgeni: Ti merr zjarr kot…
Mikela: Unë marr zjarr kur kërcënohem. Më jep fakte, kur jam treguar arrogante ndaj teje?
Jurgeni: Ke treguar që nuk je e përgjegjshme me ato që bën.
Mikela: Çfarë nuk të pëlqeu?!
Jurgeni: Nuk më pëlqejnë gjërat që bën ti në takimet e para. Me Argjendin ishte ekstrem fare, nuk më pëlqen fare te një femër ajo sjellje!
Mikela: Çdo njeri e shijon si do!
Jurgeni: Çfarë mund të presësh nga ty në takimin e dytë?
Mikela: Unë nuk i bëj për ty, bëj çfarë ndjej.
Jurgeni: Nuk je te një nga pëlqimet e mia!
Mikela: Ju përdorni armë shumë të ulëta ndaj femrave…
Mikela: Kujt po i intereson që s’të pëlqen ty?
Jurgeni: Po tregon edukatën familjare? Mos fillo të qash më mori mami në telefon…
Mikela u largua nga studio, ndërsa vajzat e tjera kundërshtuan Jurin.
Ritvana: Ti nuk ke turp fare! Ç’të duhet more. I vure kapakun me këtë që the!
Po nëse një vajzë do i afrohej Jurit, çfarë do bënte ai vetë?!
Tola: Nëse një vajzë të afrohet, ti do e largoje?
Jurgeni: Normalisht që jo
/Priza.al/