Garda pajiset me armatime të reja/ Shotgun, snajpera e deri tek robotët për çaktivizimin e eksplozivëve, ja lista e plotë

Ditën e djeshme në Këshillin e Ministrave u miratuan llojet e reja të armatimeve me të cilat do të pajiset Garda e Republikës së Shqipërisë. Këtë të enjte, është publikuar në fletoren zyrtare lista e plotë e armatimeve të cilat do të përdorë Garda për kontrollin e turmave gjatë protestave ku mes tyre përfshihen dhe lëndë neuroparalizuese.

Në listën e plotë të publikuar përfshihen nga armët e zjarrit të llojeve dhe kalibrave të ndryshme, deri tek lëndët kimike neuroparalizuese. Snajpera, shotgun, dronë dhe robot për çaktivizimin e eksplozivëve janë vetëm disa prej armatimeve.

Për shpërndarjen e protestave, do të përdoren lëndë kimike neuroparalizuese, irrituese, verbuese e tymuese të cilat nuk shkaktojnë dëme të pakthyeshme.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

VENDIM Nr. 549, datë 29.9.2021PËR MIRATIMIN E LLOJEVE TË ARMATIMIT, TË LËNDËVE NEUROPARALIZUESE, TË MJETEVE DHE TË PAJISJEVE TË TJERA KUFIZUESE, PËR PËRDORIMIN E FORCËS NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhetë  pikës  2,  të  nenit  62,  të  ligjit  nr.  33/2021,  “Për  Gardën    e    Republikës    së    Shqipërisë”,    me    propozimin  e  ministrit  të  Brendshëm,  Këshilli  i  MinistraveVENDOSI:

  1. Miratimin e  llojeve  të  armatimit,  të  lëndëve  neuroparalizuese  (lëndë  kimike  për  kontrollin e turmave),   të   mjeteve   dhe   të   pajisjeve   të   tjera   kufizuese,  për  përdorimin  e  forcës  nga  Garda  e  Republikës  së  Shqipërisë,  sipas  tekstit  të  lidhjes  nr.  1,  që  i  bashkëlidhet  këtij  vendimi  dhe  është  pjesë  përbërëse e tij.
  2. Deri në   rinovimin   e   plotë   të   armatimit, strukturat  e  Gardës  së  Republikës  së  Shqipërisë  përdorin armatimin e pajisjet aktuale.
  3. Vendimi nr. 830, datë 1.12.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen e punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë  me  armatim  dhe  mjete  teknike të posaçme”, i ndryshuar, shfuqizohet.
  4. Ngarkohen Ministria   e   Brendshme   dhe   Garda  e  Republikës  së  Shqipërisë  për  zbatimin  e  këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

LIDHJA NR. 1LLOJET E ARMATIMIT, LËNDËT NEUROPARALIZUESE (LËNDË KIMIKE PËR KONTROLLIN E TURMAVE), MJETET DHE PAJISJET E TJERA KUFIZUESE, PËR PËRDORIMIN E FORCËS NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Punonjësit dhe strukturat e Gardës së Republikës së Shqipërisë pajisen me armatim, lëndë neuroparalizuese  (lëndë  kimike  për  kontrollin  e  turmave),  mjete  dhe  pajisje  të  tjera  kufizuese  për  përdorimin  e  forcës  gjatë  kryerjes  së  detyrave  të  ngarkuara,    sipas    funksionit    organik    të    çdo    punonjësi  të  Gardës  së  Republikës  së  Shqipërisë,  sipas kësaj lidhjeje.Llojet   e   armatimit,   të   municioneve   dhe   të   pajisjeve janë, si më poshtë vijon:

  1. Armatim

1.1 Armë zjarri për përdorim individual:a)  armë  të  shkurtra  zjarri  (pistoletë)  kalibër  9  x  19 mm. 1.2 Armë zjarri për përdorim kolektiv: a)  armë  të  gjata  zjarri  automatike  kalibër  5.56  x  45 mm deri 9 x 19 mm.
1.3 Armë speciale:
a) armë ceremoniale;
b) armë të drejtuara me energji (ADE);
c) armë me elektroshok;
ç) armë e ftohtë;
d)  armë  për  përdorim/hedhje  të  municioneve  dhe mjeteve të ndryshme (shotgun/lëshues); dh) armë pneumatike;
e)  armë  e  gjatë  zjarri  me  përpikëri  të  lartë  (snajper),  gjysmautomatike,  kalibër  5.56  x  45  mm  deri 12.7 x 99 mm;
ë) armë për sinjalizim;
f) armë për sinjalizim të lehtë akustik;
g)  armë  të  tjera  për  përdorim,  të  cilat  do  të  njihen   si   të   tilla   nga   aktet   ndërkombëtare,   të   ratifikuara me ligj në Republikën e Shqipërisë;
gj) armë zjarri me zhurmëzbutës të montuar;
h) armë zjarri sportive;i)  mjete  optike  të  armëve  të  zjarrit  për  shikim  dhe shënjim;
j) pjesë kryesore të armëve të zjarrit;k) pajisje e posaçme për armët e zjarrit.

  1. Municion:
    a) granata akustike,  tymuese  dhe  verbuese  për  përdorim   policor,   të   cilat   nuk   sjellin   dëme   të pakthyeshme të shëndetit dhe janë në përputhje me legjislacionin në fuqi kundër torturës dhe trajtimeve a   dënimeve   të   tjera   mizore,   çnjerëzore   ose   poshtëruese;
    b)  municione  për  armët  e  shkurtra  e  të  gjata  të  zjarrit, sipas kalibrave përkatës, me të gjitha llojet e cilësisë së veprimit;
    c)  municione  që  hidhen  me  shotgun  me  saçme:  gome, metalike, sintetike;
    ç) municione   me   lëndë   kimike   (irrituese   / ngacmuese)   në   formë   pluhuri   ose   lëngu   për   përdorim  policor,  që  hidhen  me  shotgun/lëshues, me  granatë  dore,  pajisje  hedhëse,  spray (individual/ kolektiv)  ose  tubat,  për  mbrojtjen,  menaxhimin  e  kontrollin  e  turmave,  të  cilat  nuk  sjellin  dëme  të  pakthyeshme të shëndetit dhe janë në përputhje me legjislacionin në fuqi kundër torturës dhe trajtimeve a   dënimeve   të   tjera   mizore,   çnjerëzore   ose   poshtëruese,  me  kufi  ngacmues  0.05–0.1 mg/m3, kufiri toksik 1–5 mg/m3, indeksi i avullimit 40.000–75000 mg/min/m3;
  2. Pajisje kufizuese për përdorimin e forces

3.1 Pajisje kufizuese për përdorimin e forcës (për përdorim individual):
a)  çantë  me  pllaka  antiplumb  e  hapshme  për  mbulim VIP-i1;
b) jelek antiplumb;
c) kaskë balistike antiplumb;
ç) kaskë plastike;
d) këmishë jelek balistik;
dh) kostum për mbrojtje nga mjetet e forta;
e)    mburojë    balistike    individuale,    mburojë    plastike për mjetet e forta;
ë)  mjete  mbrojtëse  gjatë  qitjes  (syze  balistike,  kufje mbrojtëse për qitje);
f)    mjete    mbrojtëse    nga    lëndët    kimike    e    bakteriologjike;g) pajisje dhe mjete komunikimi;gj) pajisje dhe mjete ndriçuese;
h) pajisje dhe mjete optike;
i) pajisje dhe mjete orientimi (GPS, busulla);
j) pranga metalike dhe plastike;
k) shkop gome/metalik;
l) veshje antieksploziv.

3.2.   Pajisje   kufizuese   për   përdorimin   e   forcës (për përdorim kolektiv):
a)   çantë   valixhe   antieksploziv,   pasqyrë   për   kontrollin   e   mjeteve,   pasqyrë   teleskopike   me   kamera me rreze infra;
b)   detektor   kërkimi   (metal,   eksploziv,   lëndë   radioaktive/kimike),  porta  detektorë,  skaner  për  kontrollin e sendeve, aparat eksploziv kërkues;
c)   komplet   universal   xhenier   (pincë,   thikë,   kaçavidë);
ç)   pajisje   dhe   aparate   për   përcaktimin   e   pozicionit gjeografik dhe të distancave;
d) pajisje kontrolluese e testuese të qitjes;dh) pajisje të lehta degazimi, dezinfektimi, si dhe lëndë degazuese e dezinfektuese;
e) pajisje dhe mjete kufizuese (barriera metalike, bllokues rrugësh, zinxhir kolektiv);
ë)  pajisje  dhe  mjete  optike  (pajisje  për  shikim  mbrapa  pengesave;  kamera  termale,  sondë  infra  të  kuqe; dylbi dite dhe nate);
f)  pajisje  dhe  mjete  për  operacione  në  lartësi  (shkallë  portative  operacionale;  pajisje  alpinistike  kolektive);
g)  pajisje  të  tjera  për  përdorim  policor,  të  cilat  do  të  njihen  si  të  tilla  nga  aktet  ndërkombëtare,  të  ratifikuara me ligj në Republikën e Shqipërisë;
gj) pajisje vëzhgimi dhe zbulimi (dite dhe nate);
h) pajisje për zbulim kimik, biologjik, radioaktiv dhe ndotësit e mjedisit;
i) qen eksplozivkërkues;
j) robotë antieksplozivë dhe të ndryshëm;
k)   sisteme   dron/antidron   dhe   pajisje   për   bllokimin e valëve telefonike;
l) simulatorë trajnimi dhe aftësimi për çdo armë zjarri.

  1. Sisteme sigurie,  vëzhgimi  dhe  komuni-kimi:
    a) pajisje dhe mjete komunikimi;
    b) pajisje për sisteme e rrjete kompjuterike;
    c)   sisteme   GPS   (sisteme   të   përcaktimit   të   vendndodhjes);
    ç)  sisteme  të  vëzhgimit  me  kamera,  sisteme  të  akses-kontrollit të personelit, sisteme të kontrollit të automjeteve,  sisteme  të  kontrollit  të  perimetrit  të  objekteve,  sisteme  të  sinjalizimit  të  rrezikut  ndaj  zjarrit e ujit

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *