U vjen në majë të hundës, ‘shpërthejnë’ prindërit! Plotësojnë peticion kundër Ministrisë së Arsimit: Boll më!

Beteja e prindërve për kthimin e mësimit të plotë vijon.

‘Çfarë kërkojmë? Të drejtat e fëmijëve tanë. Mësim me orë 45 minutëshe. Na i shkatërruan të ardhmen fëmijëve. Po gënjejmë veten se i çojmë në shkollë. Çfarë mësimi është ky? Ne duhet të lëmë punën…. Na kanë stresuar, ti japin zgjidhje!! Prindërit nuk mjaftohen me deklaratën e ministres se është i përkohshëm vendimi për mësimin me turne dhe orë të shkurtuara. Ndaj ata janë mbledhur pranë shkollave për firmosjen e peticionit kundër këtij procesi’.

‘Ne paguajmë taksën e arsimit. Për këtë mësim e paguajmë? Nëse shteti nuk përgjigjet në situata emergjente atëherë kur do përgjigjet?!! Kërkesa jonë është bazike: mësim i plotë me orë 45 minutëshe’.

Firmat e prindërve do të mblidhen edhe përgjatë fundjavës dhe do t’i dorëzohen të hënën ministrisë së arsimit, duke i lënë 5 ditë kohë për gjetjen e zgjidhjes, në të kundërt revolta e prindërve do të përshkallëzojë.

Top Channel

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *