E pa besueshme! U kishte bërë ‘gropën’ 11 mijë personave… Arrestohet më në fund ‘super-vrasësja’ 96-vjeçare, tentoi të arratisej edhe nga azili  

Atje ku shteti funksionon si një makineri precize, mund të kapesh dhe të japësh llogari edhe kur je me një “këmbë në varr”.

Kjo ka ndodhur edhe më një grua plakë plot 96-vjeçare, e cila edhe pse kishte një jetë që ishte maskuar dhe mendoi se “ja hodhi paq”, përpara se të jepte llogari tek Krijuesi, do të japë përpara një gjykatësi dhe mandej edhe ca kohë burg.

Autoritetet në Gjermani kanë arrestuar më në fund një 96-vjeçare, e cila duhej të dilte sot përpara gjykatës për t’u përballur për krime naziste.

Bashkëpunëtore në vrasjen e 11 mijë personave në kampin nazist, 96-vjeçarja tenton të arratiset disa orë përpara gjyqit! E moshuara mori taksinë dhe…

Por përpara se të dilte në gjykatë, Irmgard Furchner, si specialiste që ishte, arriti të arratisej edhe nga azili. Sipas informacioneve të “BILD”, Furchner, e cila jetonte në një azil të moshuarish pranë Hamburgut, u nis drejt stacionit të metrosë në veri të qytetit me një taksi, herët në mëngjesin e së enjtes.

Pas kësaj ajo humbi përkohësisht gjurmët. Autoritetet e kapën më pas teksa shëtiste në një bulevard, sikur nuk kishte ndodhur gjë.

Nazi 'secretary of evil', 96, is FOUND after going on the run ahead of trial in Germany | Daily Mail Online

Ish-sekretarja e një kampi përqendrimi duhet të përgjigjet tani për akuzën se ka ndihmuar, nxitur dhe firmosur aktet e ekzekutimit për eliminimin e të paktën 11 mijë personave.

Ajo duhej të dilte sot përpara gjyqit në Itzehoe. Por ish-daktilografistja nuk u shfaq në fillim të procesit.

Nazi Stutthof camp secretary flees as German trial starts - BBC News

Me profesionin e saj si daktilografiste në kampin e përqendrimit “Stutthof”, mes qershorit 1943 dhe prillit 1945, ajo akuzohet se ka ndihmuar përgjegjësit e kampit për vrasjen sistematike të të burgosurve atje.

Furchner ka dalë dy herë përpara gjykatës si dëshmitare në vitin 1954 dhe 1962, ku ka dëshmuar për korrespondencën e zyrës së saj, me drejtuesit nazistë.

Former Nazi death camp secretary, 96, stands trial - France 24

Komandanti Hoppe, i diktonte asaj letra çdo ditë dhe i porosiste mesazhet radiofonike. Ajo tha në atë kohë se, nuk dinte asgjë për makinerinë e vrasjes që ekzekutoi dhjetëra-mijëra njerëz në afërsi të saj, teksa ishte në detyrë.

Procedurat janë duke u negociuar nga një dhomë e të rinjve, pasi Furchner ishte 18 vjeç në atë kohë dhe për këtë arsye gjykohet si një adoleshente, sipas Ligjit për Gjykimin e të Rinjve.

Former Nazi death camp secretary, 96, faces trial

Nazi 'secretary of evil', 96, is FOUND after going on the run ahead of trial in Germany | Daily Mail Online

96-year-old former concentration camp secretary on trial in Germany - Around World journal

Former Nazi SS Secretary Caught After Escaping While Due to Go on Trial: Reports

/Burimi: BILD/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *